Shtatë nota ato janë,
një qëllim të vetëm kanë.
Këngë të bukura të krijojmë,
që së bashku t’i këndojmë.
Nuk e mbaj mënd se e kujt është kjo strofë, por e shpreh idenë rreth qëllimit final, dmth krijime muzikore të cilat të përjetohen në grup. Ky është një nga misionet e muzikës (perjetim kollektiv emocionesh).
.. në shkrime të tjera me tematikë Muzikën, jemi marrë me rolin edukues që ajo ushtron tek individi…. etj.
Këtë herë do flas rreth PLAGJIATURËS!!! Çfarë është, si dallohet, çfarë sjellje parashikohet kundrejt saj dhe atij që e përdor atë? Çka parashikon ligji rreth saj.
– – –
Plagjiatura konsiston në riprodhimin e veprës së dikujt tjetër duke e “shitur” atë si tënden, qoftë ajo tashmë e botuar apo e pabotuar.
Në raport me të, ligji sillet duke e dënuar jo vetëm kur kryhet plagjio me dashje, por edhe kur ajo vjen nga pakujdesia, pra në mungesë të vullnetit dhe ndërgjegjes për të kopjuar punën e të tjerëve.
Tani, pyetjes se si ndodh procesi i vjedhjes muzikore, apo në raport me çfarë komponenti muzikor verifikohet një fenomen i tillë, duhet t’i përgjigjemi me kujdes e jo ashtu kot pa lidhje. Në sistemin modern të shkrimit muzikor, NOTAT nuk janë 7 por 12. Dymbëdhjetë nota për… kombinime të pafundme: megjithatë, pavarësisht nga kaq shumë larmi, ka nga ata persona të cilët kopjojnë veprat e të tjerëve pasi nuk janë në gjendje të bëjnë vetë, ose edhe bijnë gabimisht në gracken e plagjios!!! . Ky aktivitet pra: “plagio” që aktualisht është penalisht i dënueshëm, si termë vjen nga Latinishtja dhe i referohet gjestit të rremë, kur dikur në Romen e vjetër, persona på dinjitet, shisnin si skllevër njerëz të lirë, (të cilët edhe pse e kishin ftuar me ligj lirinë, nuk u lejohej ta gëzonin atë).
– – –
Përpara se të fillojmë spjegimet e duhura rreth PLAGJIATURËS, duhet të dini që nuk ka ndonjë teori apo kritere të paracaktuara për të dalluar se kur kryhet plagjiaturë. Kështu p.sh, thashethemet sipas të cilave plagjiatura ndodh vetëm pasi “hajduti” të ketë kopjuar të paktën shtatë nota të njëpasnjëshme ose tetë masa muzikore janë pa baza dhe nuk kanë asnjë korrespondencë ligjore. (… Të paktën të shprehur në këtë formë, as notat dhe as masat muzikore nuk janë efikase…).
– – –
Le ta zëmë se po merremi me një hetim plagjioje të mundëshme, kështu, (simbas thënies sipër) do mundohemi të gjejmë 7 nota të njëpasnjëshme që korrespondojnë me një tjetër pjesë originale… apo do mundohemi të pikasim rreth Tetë masat e para muzikore që të ngjasojnë me muzikën “X” originale. Në fakt, një sistem i tillë strikt, do të ishte i papërshtatshëm, sepse do ndalonte tek ngjashmëria ndoshta e akordeve fillestare på u thelluar p.sh tek aspekti ritmik i melodisë apo lëvizja e saj, gjithashtu rreth modeleve ritmike shoqëruese që gjendjen në filim të një kompozimi orkestral. Kjo është diçka relative (simbas rastit), por gjithashtu këto gjëra mund të përfaqësojnë edhe esencen e një pjese të thjeshtë të muzikës (së lehtë) POP… siç mund të jetë rasti i një introduksioni tipik të cilin dëgjuesi e bashkangjit direkt me këngën që vjen mbas, siç është rasti i introduksionit të Thriller: kompozim i Rodney Temperton, arranxhim nga Quincy Jones, me interpretim nga Michael Jackson….
Pikërisht për këto gjëra që hasen në muzikë , jurisprudenca nuk ka diktuar kritere “matematikor” që të mund të identifikojë ekzakt plagjiaturën, por besohet se duhet vlerësuar rast pas rasti.
Në të vërtetë, kjo formë vlerësimi është mjaft e mangët dhe aplikimi i saj rrezikon që të mos arrihet në një perfundim të drejtë! Pikërisht për të sqaruar këtë gjë, hetimi duhet të bëhet duke analizuar formalisht muzikën e dyshimtë në krahasim me atë originale, duke thirrur në kauzë parametrat muzikorë të cilët përbëjnë konditat themelore për krijimin e muzikës.
Prandaj, Analiza formale muzikore, është kushti i parë, përmes kësaj analize, del në pah struktura e melodies e cila muzikalisht është e organizuar në PERIUDHË, FJALI, FRAZA, MOTIVE. Këto formate janë të ngjashme me gjuhën e folur e cila është gjithashtu e organizuar në FJALI, (me karakter pyetës, pergjegjës apo sentenciale) FRAZA, (zakonisht DY), brënda gjenden: kryefjala, kallzuesi, kundrinori, rrethanori… pra, elementet bazike që përbëjnë fjalinë. Muzikalisht duke folur, në kemi mundësinë ta analizojmë muzikën përmes TRE parametresh bazikë:
-STRUKTURË RITMIKE (organizimin i theksave në tërësi… si puna e rimës në poezi)
-STRUKTURË AKORDIKE (harmoni, që identifikon akordet… si puna e elementeve sintaksorë në gjuhën e folur)
-ARRANXHIM, po qe se ka nga vetë autori, (organizimi i notave në kombinim mes harmonisë dhe ritmit në suport dhe si mbështetje e MELODISË (elementi që na intereson më së shumëti).
Ky vëzhgim i parë, na jep mundësinë të kuptojmë se deri në çfarë pike korrespondojnë tendencialisht strukturat muzikore të marra në hetim. Pra, e zëmë se po shqyrtojmë 16 masa. OK: så prej tyre kanë ngjashmëri harmonike (Rënditje Akordesh)? Po ngjashmëri ritmike a ka?
Mbasi fiksohet grada e ngjashmërisë, fillon faza më e rëndësishme, ajo e analizës melodike.
Përpara se të futemi tek analiza e melodisë, duhet të dini që ngjashmëria strukturore harmonike mes dy pjesëve të ndryshme muzikore apo dhe ngjashmëria ritmike e theksave, nuk përbën vjedhje. Harmonia dhe Ritmi janë Pasuria e përbashkët e muzikës. I kujtoj lexuesit se për raste të veçanta ku p.sh “X” këngë e Filan Fistekut bëhet e njohur edhe nga notat e arranxhimit, atëherë në vlerësimin total të muzikës shtohen edhe elementet dytësorë dhe stili i veçantë i cili bën dallimin në këtë rast……
…. Përndryshe qeshtja ndryshon pikërisht tek MELODIA, e cila duke organizuar 12 notat muzikore si bashkëformim mes tendencave harmonike dhe përzierjes së copëzave ritmike, përbën linjen e kompozuar e cila zakonisht këndohet ose luhet nga një instrument solist dhe që kap menjëherë vëmendjen e dëgjuesit për vetë faktin se ajo ngjan me strukturimin e gjuhës së folur….
Kështu, vazhdohet me analizën e MELODISË dhe përbërësve të saj. Rënditja e notave njëra pas tjetrës, në një kontekst formal muzikor, na jep mundësinë të vlerësojmë nëse një melodi ngjan me një tjetër.
Në përgjithësi, në fushën e muzikës POP, linja melodike KONSIDEROHEN si elementi dallues i një pjese: është KËNDIMI kryesori, dhe jo timbri, akordet apo shoqërim, Pra MELODIA, tek kjo do kërkojmë plagjiaturën e mundëshme.
Tani ka ardhur momenti që ta vëzhgojmë linjen melodike në lidhje me akordikën dhe theksat ritmikë që e shoqërojnë atë.
Normalisht, MELODIA artikulon dymbëdhjetë notat så lart dhe poshtë përmes tendencave harmonike, duke kaluar nga njëra notë e melodis tek tjetra në mënyrë të alternuar (herë në mënyrë graduale dhe herë me shkapërcim) gjithmonë në lidhje me theksat ritmikë!!!
Duket gjë e vështirë, por po t’ja veni veshin mënyrës se si shpreheni me fjalë, do ta kuptoni edhe mënyrën se si analizohet melodia.
P. Sh:
– Kur jeni të qetë, toni i zërit sillet tek regjistri i mesëm, ndërkohë që sensi melodik i fjalive tona rezulton i ëmbël (me lëvizje të aferta notash): Lëvizje graduale.
– Kur jeni me nerva, tonet e zërit kalojnë rromujshëm nga një regjister tek tjetri, ndërkohë që sensi melodik i fjalive tona rezulton i ashpër (me lëvizje të largëta notash): Lëvizje me shkapërcim.
– Ndërkohë, Përmbajtja e fjalis tonë kur flasim është e organizuar simbas gjëndjes tonë shpirtërore në lidhje me një ide qëndrore, nga ku varet edhe organizimi sintaksorë i saj. Biles, në të vërtetë, përmes Sintaksës së mësuar në shkollë, njerëzit kuptojnë teknikën e organizimit të fjalisë. Pikërisht kjo “teknikë” muzikalisht shprehet përmes organizimit të lidhjes mes akordeve. Në vetvete, akordet janë kombinime notash të cilat simbas rastit, shprehin: gëzim, mërzi, frikë, mahnitje, dyshim… etj.
Pasi të jetë verifikuar MELODIA, në lidhje me FORMËN (duke futur në lojë HARMONI DHE RITËM), duhet të kalojmë në procesin krahasues mes dy veprave, për të verifikuar nëse ka barazi mes tyre.
Në përgjithësi, gjykatat besojnë se, që të ndodhë plagjiaturë, është e nevojshme që vepra uzurpuese të ngjall te dëgjuesi mesatar “të njëjtat sensacione” si origjinali … Gjithësesi, analiza muzikore, bën të mundur që perveç ndjesisë së krijuar, të vërtetohet konkretisht se deri në çil pikë ka shkruar vjedhja…
– – –
Në lidhje me muzikën POP, mes opinionit të kompozitorëve me formim AKADEMIK, sillet thënia se në këngë nuk ka kompleksitet dhe origjinalitet, sepse zakonisht kënga përbëhet nga vargje të thjeshta dhe refrene tipike; harmonia është e një gjuhe të thjeshtë tonale; timbrika e përdorur e stra konsumuar dhe ajo, tipike e instrumenteve elektronike me efekte ngjyra sh, PC, Synth etj; rrjedhimisht dhe melodia është e lehtë për t’u intonuar dhe memorizuar. “Muzikë e Lehtë”.
Prandaj, në muzikën POP ka elementë të thjeshtë dhe të përsëritur të cilët lejojnë hapësira ku gjërat kanë shans të përsëriten, por zakonisht jo për vjedhje të qëllimshme se sa për analogji të rastësishme. Prandaj, në gjykimin e një hipoteze të plagjiaturës në fushën e muzikës (së lehtë) apo “të paangazhuar”, duhet të tregohemi disi më tolerantë, por ama gjithnjë vigjilentë kundrejt diletantizmit, mbasi shpesh herë, kopjet vijnë edhe të kamufluara me elementë shoqërim “gjoja origjinale”, tip: motiv i huaj i vjedhur por me arranxhim me Dajre e Londra në sfond,… ku melodia me dy nota gjoja të ndryshuara (pak aty e pak këtu) vjen dhe shitet si diçka e re, por që në të vërtetë vazhdon të ketë të njejtin profil tingëllues me origjinalin të cilin ndoshta shumica e publikut e injoron!!! . Zakonisht këto krijime ngjajnë si “Frankenstein” ku elementet muzikore rrijn në mospërputhje mes tyre. Me fjalë të tjera, sa më i ulët të jetë origjinaliteti i punës, aq më rigoroze duhet të jenë edhe kriteret e vlerësimit.
Për të kontrolluar nëse ka plagjiaturë në muzikën popullore, ne shikojmë më shumë te refrenet se sa te strofat. Gjithsesi edhe strofa nuk duhet lënë på kontroll.
Si perfundim:
Në analizën për plagjio,
a) dy refrenet duhet të paraqesin një varg notash krejtësisht të ngjashme (me ekuivalencë të një pjese të madhe të strukturës melodike) në lidhje me formën muzikore;
b) bërthama qendrore e dy kompozimeve duhet të sillet rreth të njëjtit varg notash të strofës, domethënëse rreth atij kombinimi të notave më të përshtatshme për të dalluar pjesën dhe për të ngulitur veten në kujtesën e dëgjuesve;
c) arranxhimi merret në shqyrtin vetëm në raste të veçanta…
d) vetëm larmia intervalistike e dy refreneve nuk mjafton për të analizuar melodinë. Në fakt, duhet të kontribuojnë edhe dy elementët e tjera: struktura ritmike dhe harmonia.
Por çfarë di një gjyqtar për muzikën POP, mund të pyes ndokush?!
Një “AJET” me shkrim di…. dmth, nuk di asgjë…. Nada, ZERO… . Në fakt, nëse ka raste të plagjiaturës muzikore, Gjykatësi cakton një CTU (konsulent teknik zyrtar) i cili harton një raport të betuar në të cilin vlerëson të gjitha kriteret për të cilat folëm më sipër. Prandaj, në fund të fundit, vendimi i vërtetë nuk është i gjyqtarit, por i konsulentit teknik, zakonisht një muzikant s(shpesh herë i pa kulalifikuar) analiza e të cilit në mënyrë të pashmangshme përfundon në përcaktimin e dënimit….. ose faljes së hajdutit të notave POP.
NJË SHEMBULL për të gjithë: në çështjen e njohur ligjore mes Al Bano Carrisi-t dhe Michael Jackson-it, përpara se të arrinte një vendim fajësie ndaj këtij të fundit, u deshën tre ekspertiza të ndryshme dhe verifikimi se 37 nota nga 40 që përbënin melodinë e dy këngëve ishin identike.
A doni tjetër rast plagjiature!
Dalla. L dhe Michael. G
Kenga e të parit: Angeli, ose (siamo angeli) kopje e të dytit: Carless Whispers!!! Uuuuuuu….
Një rast shumë i qartë i plagjiaturës është ajo që pa Eric Carmen, autor i “All By My Self” e kënduar nga Celine Dion, në notat originale të temës së kohës së dytë të koncertit numër 2 për Pianoforte dhe Orkestër të kompozitorit rus Rachmaninov!!!!Iiiiii…
Plagjiatura nuk duhet ngatërruar me “falsifikimin”, e cila përkundrazi konsiston në shfrytëzimin ekonomik të punës së të tjerëve, pa pëlqimin e autorit, si në rastin e piraterisë kompjuterike.
Itali: Neni 168 ss. ligji për të drejtën e autorit. Në të vërtetë, ligji nuk e konsideron plagjiaturën si një krim të pavarur, por vetëm si një faktor rëndues të falsifikimit. Në fakt, parashikohet një dënim i rëndë për krimet e parashikuara në paragrafin e parë të nenit. 171 ligj dir. Autori (neni 171, bashkë. i dytë LDA).
– – –
Shkrim i mbështetur mbi informacione “online” dhe i perpunuar nga eksperience personale si kompozitor.