Origjina e Nick La Rocca-s si një muzikant Jazz lidhet me luftën e tretë të pavarësisë italiane, kur babai i tij Girolamo u largua nga Salaparuta (Trapani të Sicilisë) për shërbimin ushtarak në 1868 dhe e gjeti veten duke luajtur në trombë me Bersaljerët e gjeneralit Lamarmora deri në vitin 1871, kur ai u kthye në shtëpi.
Familja La Rocca, si shumë familje të tjera në Sicili, luftoi për të drejtat civile dhe kundër abuzimeve të të fuqishmëve ndaj popullit, Girolamo kishte rifilluar tregtinë e tij si këpucar, të cilën e kishte lënë dy vjet më parë për shërbimin ushtarak, por ajo që fitonte, nuk mjaftonte për të jetuar, ndërkohë familjet mafioze kishin bërë çmos për të krijuar një opinion negativ rreth familjes La Rocca.
Kështu, ndërsa vëllezërit më të mëdhenj vendosën të qëndronin në Siçili, të rinjtë u nisën për në Shtetet e Bashkuara dhe për të qenë më saktë: në New Orleans, i cili ishte bërë një koloni e sicilianëve, veçanërisht fermerëve të cilëve (në ato kohëra) u jepej toka si dhuratë për aq kohë sa deklaronin se do ta kultivonin atë.
Girolamo nuk do të kthehet më në Itali, ai martohet në Luiziana ku lind i biri Niku i vogël.
Duke u rritur Nick-u, tregon një interes të madh për muzikën; Shpesh prindërve u duket magjepsëse të vëzhgojnë trombën e ngjitur në mur, objekt krenarie e babait Girolamo, i cili nuk e humb rastin t’u tregojë miqve të tij se ai luante atë instrument me Bersaljerët e gjeneralit Lamarmora.
Një ditë babai i tij, duke u kthyer në shtëpi nga dyqani i këpucëve, e kapi të birin duke i fryrë borisë; ia hoqi instrumentin nga duart dhe e qortoi ashpër duke e ndaluar ta bënte sërish. “Muzika është një gjë e mirë por nuk të jep për të ngrënë…” ia ktheu ai, “…dua që kur të rritesh të bëhesh mjek!”.
Episodi nuk mbeti i izoluar, ai u përsërit dhe një mbrëmjes tjetër. Këtë herë, babai Girolamo ja heq të birit veglën nga duart dhe duke e shikuar të birin gjith inat, thyen instrumentin, duke shkaktuar lot dhe dëshpërim tek djali i tij i vogël. Niku i vogël, me ndihmën e babait të një miku që riparonte instrumentet, arriti ta riparonte trombën dhe e solli në shtëpi, duke e fshehur nga sytë e të atit.
Për të mos u zbuluar nga babai i tij, ai shpesh mbyllej në një dhomë të braktisur në periferi për të studjuar. Ai kishte dëgjuar një grup fëmijësh me ngjyrë që luanin në rrugë dhe ishte i magjepsur nga ajo muzikë, kaq e ndryshme nga ajo që dëgjonte të dielave në mëngjes.
Një ditë ai u fut në oborrin e një shtëpije jo shumë larg nga lagja ku gjëndej shtëpia e tij dhe filloi t’i fryjë instrumentit, duke shkaktuar protestat e fqinjëve të cilët filluan të trokasin në derë dhe të shajnë ngatërrestarin e vogël. Pasi dështuan në qëllimin e tyre, ata u detyruan ta nxirrnin jashtë duke kaluar një zorrë gome nga një dritare e vogël… dhe duke e përmbytur me ujë trazuesin e vogël.
Me kalimin e Viteve, Nick-u ishte bërë mjaft i pavarur. Kështu, në moshën 17-vjeçare nuk kishte dasma apo pagëzime në lagjen e tij që të mos përfitonte nga performancat e tij muzikore.
Ai vazhdoi të ndryshonte muzikantët e tij në kërkim të diçkaje ku ende nuk arrinte të fokusohej, derisa një ditë kuptoi se mjaftonte të zvogëlonte madhësinë e një bande tunxhi për të marrë tinguj më të shkathët dhe më të shkujdesur.
Me grupin e tij të ri ai punësohet për të reklamuar një ndeshje boksi mes një boksieri vendas dhe një kampioni nga Nju Jorku. Nisja e takimit bëhet në një karroce të tërhequr me kuaj nëpër rrugët e New Orleans-it. Midis të pranishmëve ishte edhe një farë Harry H. James, menaxher i një klubi të Çikagos, i cili e ftoi grupin të performonte në qytetin e tij dhe e pagëzoi atë “Original Dixieland Jass Band”. Është një hap i shkurtër nga Çikago në Nju Jork dhe këtu janë miqtë tanë në një klub në Manhatan të drejtuar nga italiano-amerikanë me reputacion të dyshimtë.
Dhe gjatë një prej atyre mbrëmjeve, një zotëri e merr Nick-un mënjanë dhe i ofron atij mundësinë për të bërë një disk. Jemi në vitin 1917 dhe ai regjistrim i Nick-ut në banden e tij do të bëhet regjistrimi absolutisht i parë i regjistruar në historinë e muzikës Jazz.
Suksesi ishte i menjëhershëm. Në pak kohë grupi shiti një milion disqe, ndër të tjera plot me reklame në posterat e ngjitur në të gjithë Nju Jorkun.
Vetëm se ndodhi diçka e pazakontë që do të kishte pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në historinë e xhazit. Kalimtarët në Nju Jork u kënaqën duke grisur shkronjën “J” nga fjala “Jass” nga posterët në mënyrë që shkrimi të dilte “ass” (bythë). Kështu që ju mund të lexoni “Original Dixieland ass Band” që përkthyer do të ishte si të thuash “Diksiland original nga banda e bythës”. 
Drejtuesit e kompanisë diskografike nuk e duruan dot këtë shaka budallaqe që tallte punën e tyre dhe vendosën të ndryshojnë atë fjalë që në thelb (për shumicën) nuk do të thoshte asgjë dhe që ishte një term “zhargon” i përdorur vetëm në Luiziana: Jass = (me u eksitue), “me dalë nga binarët”… Pas një përpjekjeje të parë që u shfaq ndër të tjera në një gazetë për ta ndryshuar atë term në “Jasz”, ata vendosën se ishte shumë më mirë ta zëvendësonin përfundimisht me “Jazz” që nuk do të thoshte asgjë, por që të paktën shërbeu për të mos tallur emrin e grupit dhe kompanin diskografike.
Duket e çuditshme, por me çka duket, kjo është origjina e vërtetë e termit “Jazz”.
Sukseset e grupit u ndoqën njëri pas tjetrit, por kishte gjak të keq mes Nick-ut dhe anëtarëve të grupit dhe shumë shpesh klubet ktheheshin në skena e zënkash të furishme.
As ftesa në oborrin e Anglisë para mbretit nuk mundi t’ua qetësonte shpirtin.
Për më tepër, në vitin 1922 filloi të shfaqej një lëvizje e fortë kundër xhazit: klasa sunduese akuzoi muzikën e re për gjenerimin e sjelljeve të paligjshme si konsumimi i alkoolit, delikuenca dhe prostitution. Nick dhe grupi i tij vendosën të transferoheshin në Harlem, ku xhazi ishte më i toleruar. Por në vitin 1925 u miratuan ligjet anti-jazz, vit kur ai vendosi të shpërndante grupin.
Për 10 vjet ai pezulloi çdo aktivitet muzikor. Në vitin 1936 ai vendosi të kthehej në skenë, por ai nuk arriti t’ja dilte, kështu që në 1938 ai vendosi të shpërndajë përfundimisht grupin.
Ai u kthye në skenë për të luajtur si solist herë pas here, ndërsa djali i tij aktualisht drejton Original Dixieland Jazz Band.
I sëmurë nga zemra, Nick La Rocca vdiq në New Orleans në vitin 1961 në moshën 72-vjeçare.
Për vite me radhë roli i tij i rëndësishëm në muzikën e shekullit të 20-të u injorua nga historianët të cilët preferuan versionin më poetik të Jazz-it, të lindur nga muzika e zezë e Luizianës. Puna e Nick-ut është rivlerësuar tani në kohët e fundit dhe në shumë enciklopedi muzikore ai renditet si shpikësi aktual i Jazz-it.
Nëse doni ta dëgjoni https://www.youtube.com/watch?v=jqGdKAJ6Rko, muzika, edhe pse e vjetër, sjell gëzim dhe është plot variacione, mrekulli.
Burimet: http://www.jazzmeblues/ it