Njeriu i kulturuar…
Një njeri me kulturë, i përket pa dyshim kategorisë së studjuesve, por kjo do të ishte një përgjigje mjaft e lehtë.
Do të thosha se për të qenë njerëz të kulturës është i nevojshëm një qëndrim i caktuar ndaj botës. E kam fjalën për kuriozitetin…. biles mund të themi që më shumë se kurioziteti, është dyshimi që të shtyn të kerkosh përgjigjet e vërteta. Kështu që pjesë e kulturës mund të jetë pothuajse çdo kuriozitet apo dyshim i cili plotësohet përmes një përgjigjeje ezaustive …
Pyetjes se: a konsiderohet i kulturuar një filozof me diplomë apo doktoraturë? Më vjen të them se po. Po një Inxhinier a është i kulturuar? Me sa duket po. A është i kulturuar një shkrimtar, på dyshim që po…. Po një fans i kinemasë dhe i muzikës jazz? Edhe në këtë rast do të thosha se po, mbasi sasia e informacioneve është tejet e madhe…
A është i kulturuar një fermer që arrin të kultivojë me sukses tokën e tij me lloj-lloj bimësh? Në një kuptim konvencional ndoshta dhe jo, por ai me siguri do të jetë shumë kompetent për fushën e vet.
Siç duket, në rend të parë kultura merr forma të ndryshme të cilat vijnë si pasojë e profesionit të ushtruar nga individi. Më tej, në rend të dytë, kultura influencohet nga ambjentet që frekuenton individi. Këto ambjente janë: Bibloteka, Teatri, Kinemaja, Klubet artistike si dhe mjedisi shoqëror përkatës …
Gjëja e rëndësishme është të jemi kuriozë dhe të thellohemi në tematika të ndryshme (edhe jashta profesionit). Nxitja për të mësuar si dhe koha e nevojshme për të përvetësuar dijet, janë të vetmit përbërës që duhen vërtet për të qenë “njerëz me kulturë”, gjithçka tjetër mund të kontekstualizohet dhe të bëhet pak a shumë e rëndësishme.
Së fundi, është mirë të mësoni të injoroni thashethemet. Për to, nuk ka kuriozitet, pasi ato janë si droga, sëmurin mëndjen dhe thajnë trurin.
Thashethemet nuk janë kulturë, por vetëm ves i keq.
MK