Ku shkuan “izmat” e modernizmat “që kaq shumë na pëlqejshin” e që u luftuan nga regjimi i Xhaxhit.
Sot, shkruhet muzikë dhe pikturohen telajo,…. por, ndërsa dje, politika merrej me qështjen e Artit (mbasi ndoshta ja njihte forcën komunikuese), sot, politikat kundrejt Artit janë kaq mangëgjëra (të lira) saqë nuk ekzistojnë?!!!
Dikur, mes artistave diskutohej me pasion rreth stileve moderne dhe rrymave artistike të ndaluara, dhe shpesh bëheshin veprime absurde për të marrë një informacion nga prendimi, një partiturë, një libër teorie rreth (çka të them): teoris së ngjyrave , një manual Harmonie moderne etj. Ishin gjëra që na shtynin përpara, dhe ushqenin kuriozitetin tonë. Ndersa tek studentat sot, nuk vërehet thuajse asgjë nga këto që po them!
Sot, çdo gjë është e hapur: ke libra, tekste, partitura e ç’të duash, dhe çka nuk gjen mes librash, i gjen “on-line” në Internet, shpesh herë dhe gratis…. Ndërkohë interesi rreth rrymave moderne është svanitur!!! Sikur të mos kish ekzistuar… Me përjashtim të pak profesionistëve që i njohim dhe që bëjnë pjesë në një rreth të ngushtë në shoqërin artistike akademike, jashtë këtij rrethi, nuk ka më interes për asnjë nga
“izmat” e ndaluar dikur?!?
Impresionizmi
Ekspresionizmi
Kubizmi
Dadaizmi
Abstraksionizmi
Surrealizmi etj
… kan hupë rromujshëm brënda koridoreve të shkollave tona artistike…. dhe çuditërisht vazhdon me mbi jetue ajo shkolla e vjetër Ruse e cila sot as në Rusi nuk ekziston ma?!?
—-
Kujtoj kur studjonim në shkollë, Realizimi SOCIALIST (ai Rus, mbasi të gjithë vendet e tjera socialiste kanë kopjue prej tij) diferencohet mjaft nga Realizimi historik francez, ku ky i fundit, për rrethanat se si pat lindë, mundohej të përshkruante të përditëshmen në mënyrë objektive (pa deformime ideologjike)….
Më tej, simbas kësaj fryme merr drejtim edhe Impresionizmi, i cili lind pikërisht si tendencë për të përshkruar realitetin, por në mënyrë subjektive, përmes sofistikimit të teknikave të ngjyrës (në pikturë) dhe sofistikimit të harmonis (në muzikë) etj…
Perkundrazi, Realizimi Socialist është një formë artistike mjaft e varfër për nga teknika e pikturës gjithashtu dhe nga gjuha harmonike e muzikës.
Historikisht, Realizimi Socialist vjen nga Rusia komuniste, periudhë kjo mjaft problematike në të cilën Arti ishte i influencuar politikisht nga idetë Marksiste, dhe veprat ishin të orientuara përmes “luftës së klasave” në një kontekst “funksionalist” (ku çdo hallkë e shoqëris duhej të rezultonte e lidhur me idetë e luftës së proletariatit kundër borgjezisë, përfshirë këtu edhe Artin). Karl Marks, e konsideronte luftën mes klasave shoqërore si “motorin” e historisë dhe burimin kryesor të ndryshimit.
Pikërisht në emer dhe për hir të ndryshimit lind edhe nevoja për të rrëzuar klasën borgjeze dominuese.
Po të shohim këtë proces në vëndin tonë, do konstatojmë që kjo përmbysje shoqërore do gjente shprehje tek “citatet e Xhaxhit” (por jo vetëm të tijat), me orientim politik si: “Në emer të popullit” … apo më afër artistave: “Artin revolucionar e bëjnë artistët revolucionarë” etj kësi frazash të pompuara me dashje nga sistemi politik i majtë.
Në fakt, të pikturosh kallëza gruri, drapër, çekanë dhe pushkë, traktorë e më the të thashë, (po ta shohim nga aspekti Artistik) nuk ka asnjë lloj “revolucioni”! …. nuk ka: sepse, sikur të kishte ndonjë aspekt me të vërtetë revolucionar (në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale), Arti i realizimit socialist do ta humbiste menjëherë atë karakterin POP të leshit të b****s i cili e karakterizon atë dhe do të zhvillohej jashta stereotipeve banale të së përditëshmes (siç ishte: me parrulla partishmërije). Kështu, do u rafinonte dhe sofistikonte, për t’u larguar gjithnjë e më shumë nga shijet e masave, gjë kjo e cila nuk ka ndodhë, ose ma mirë me thanë që në momentin e parë që mund të ndodhte (Fest 1971) censura e “Sistemit” bëri KASAPHANE mes artistave: NË EMËR TË POPULLIT… .
Kjo censurë do të vazhdojë të praktikohet përmes një politike agresive kunder çdo “izmi” të mundëshëm, på asnjë spjegim logik, por vetëm duke shfryrë urrejtje, përmes injorantave militantë të “Sistemit” të cilët të brumosur me “MËSIMET E PARTISË” ishin të gatshëm që për hir të injorancës proletare, të luftonin çdo ide “ndryshe” prej asaj komuniste.
Po të analizojme me vëmendje veprat e Realizimit Socialist, gjithandej shohim “FITORE”, arritje… fytyra punëtorësh të dalluar në punën për realizimin e Socializmit, ndërkohë që në sfondet e tyre kemi “ARMIKUN E KLLASËS PUNËTORE”…. “të rrenuar” me tone të zymëta. Pikërisht tek “armiku” artisti dhe kompozitori (tek e shumëta) mund të vepronin artistikisht më lirshëm, meqenëse “armik”, dhe si i tillë, ky i fundit mund të trajtohej jashta kritereve të standardeve të censurës.
CENSURA e ushtruar në ato vite e ka cunguar talentin e artistit të asaj kohe… dhe gjëja që ka ndikuar më shumë negativisht është “mungesa e krijimit të një tradite”!!! Po spjegohem. Në Shqipni, është marrë struktura e Realizmit Socialist Rus, dhe është aplikuar në të gjitha fushat e artit! Por, ndërsa në Rusi, Realizimi Socialist lidhet disi historikisht me rrymat e tjera të mëparshme të historis artistike të popullit Rus si (abstraksionizmi, futurizmi etj). Në shqipnin tonë, kesi lloj “izmash” ishin totalisht larg…. dhe meqenëse, Realizimi Socialist është POP art, “izmat” u eliminuan automatikisht nga perdorimi.
—–
SOT, Arti tek ne është ashtu siç është, mbasi Shkolla është ashtu siç është…. dmth nuk është ashtu siç e kërkon koha sot… , dhe
… mendimi im është që mjaft nga ato figura të cilët mbas ndërrimit të “Sistemit”, kan marrë politikisht tituj, në vënd që të krijonin hapsira për të rinjtë, me kritere bashkohore,… nuk kanë ba gja tjetër veçse kan ndej “ty i fry kosit” në stil vëndas.. .
Në fakt “faji” është gjithmonë “jetim” kan thanë….
Keshtu:
Kur Bachu shkruante vepra muzikore me një gjuhë të perkryer kontrapunktistike, shqiptaret ishin nën sundimin otoman… më tej, turqia për vete u reformua përmes Ataturkut, etj… ndërsa ne u perpelitëm si peshku på ujë ndermjet dy luftrave të mdhaja… (me nji mretni n’midis politikisht mjaft të diskutueshme), derisa erdhi Xhaxhi dhe ja kputi kryt “peshkut”… Përgjatë kësaj periudhe humbëm prap shancin me ndi muzikën e Ravelit dhe Gershwinit… me mbështet shikimin mbi telajot e Modiglianit apo Picasso-s
Me vendosjen e “Sistemit”, për rreth dyzet e ca vjet, çdo “izem” u luftua på mëshirë në emer të Realizimit Socialist…
… As John Coltrane, as Blues, as Pop internacional me Beatles etj…
Veç kangë majë krahut, Çifteli e Lahutë, Saze e Dajre… e shkollë Ruse… Në fakt, mbas tanë kësaj “sallahaneje” duhet me thanë: shyqyr që u ba njaja shkollë në stil Rus, sepse (pavarësisht në formë kontradiktore) arriti disi me i ba barrjerë barbarzmit masiv…
… Më në fund “RA” … “Sistemi”… Ajo që nuk e priste kush, ishte: rrenimi i fundit… Emigrimi në masë… sa e sa Artista e muzikanta të mirë ikën… e askuj s’i plasi cipa!
… prap u dshën 32 vjet sakrifice, …
På as edhe nji plan për me pshtue njatë pak kontribut muzikor të trashëguar.
… Vërtet “Xhaxhi” nuk i deshi “izmat”, por të paktën nuk i la kompozitorët dhe artistat si zhelana!!!
Sot akoma shihen fenomene të tipit: Nadje jam violinist, masdite banakjer, apo kamarjer (me diplomë)… Kjo, sepse as të punësuarve nuk i del hesapi…. Po kështu gjërat shkojnë për lesh!!!
Aktualisht, ndjehet nevoja, si fillim me rivendosë në vënd ato asete që janë në rënie të lirë (shkollat artistike), me i pru fillimisht në nivelet e 40 viteve më parë, më tej duhet një investim i gjithë shoqnis për me i ri-ngritë institucionet tona artistike që i patëm në kohën e “izmave” të ndaluar… T’i çojm ato në nivele të përafërta në rrang me botën e perparuar. Përndryshe nuk ka BE që të pranon..Zhabulana e balosha nuk shkohet askund.
Edhe Ne kemi nevojë për ato “izmat” të cilat bota e qytetëruar i ka, t’i mësojmë ti shijojmë. Duhet teater Modern, muzikë Jazz, Muzikë shqiptare të internacionalizume në stile møderne, që edhe bota ta njohin atë, duhen så må shumë aktivitete ku të ketë artista nga gjithë bota që luajn me artistat tonë…. Duhet ballafaqim në pozita të barabarta me artistat e huaj…. Boll ma, veç me Lahutë e Çifteli… sepse nuk ka dam me i shtu noj tel ma shum instrumentave (gjithashtu me e shpi pak edhe trurin me tinguj tjerë). Kjo do kishte kenë një gja e mirë për të gjithë.
Forca… fooorca…. fooorz… aà… Frz…. Frrrrrr….. fffffffff….