Teori muzike “me pikatore” 
Origjina e Notave Blu gjendet në strukturat e modalitetit, shumë kohë përpara krijimit të tonalitetit dhe sistemit të temperuar. Këta tinguj mund të gjenden, nga njëra anë në strukturat e makamit arab (si tinguj që i atribuohen “Comma-s Holdriane” dhe nënndarjes së oktavës në 53 pjesë), nga ana tjetër, ekziston tendenca e të ashtuquajturave “nota të stonuara” që këndohen ose luhen “mikrotonalisht”. Megjithatë, ka edhe një tjetër spjegim që lidhet me pentatonin minor dhe akordin e Dominant-septakordit, së bashku me mënyrën se si zezakët luanin në kitarrë në fillimet e tyre në Amerikë…
P. Sh:
Pentatoniku mbi telin MI:
E,..G,A,……..B,…. D
Pentatoniku mbi telin SOL:
… G,…… Bb,… C, D,…. F
Shkalla heksafonike blu në MI-:
E, G, A,. A#, B,.. .D
Shkalla heksafonike blu në SOL+:
… G,….. A#, B,C,.D….. F
Një transpozim dhe përbërës e dy modeleve (duke filluar nga i njëjti ton, do të jepte shkallën blu heptafonike:
G, A#, B, C, C#, D, F | G²
Shkalla Blue Bebop:
G, A#, B, C, C#, D, F, F# | G²
Është e vështirë të vërtetohet nëse “Notat Blu” janë apo jo produkt unik i Jazz-it. Megjithatë, mund të them me siguri se tingëllimi tipik që prodhojnë notat blu është një “sound” i kësaj muzike. Pak kohë më parë, gjeta tek një pjesë e Bach-ut, një pasazh të një ndërrimi (major/minor) mjaft të shpejtë: afër… që në dukje mund të ishte një “Notë Blu”… Por JO, nuk është, pasi Notat Blu dhe shkalla blues kanë një mënyrë të veçantë përdorimi dhe nuk është e drejtë t’i përziejmë ato me kromatizmin e Shopenit etj… Është e vërtetë që “notat blu” gjenden në muziken e Debussy, Ravel, Rachmaninov etj… por janë këto kompozitorë që përdorin tingujt Blu në veprat e tyre, dhe jo anasjelltas.