… pa drejtim, apo në drejtim të paditur?!
Si të gjithë fëmijëve të tjerë, edhe Pinokut nuk i pelqente fort me shkue në shkollë… dhe kjo gja i kushtoi ma shumë se “qimet e kresë”. Ai u ba kokrra e gomarit…. por fatmirësisht kjo përrallë përfundon mirë, si për Pinokun gjithashtu edhe per Xhepeton rrezikzi…
Pinoku, sot është një fenomen shoqëror konkret. Atë e has gjithkund, nëpër zyra, nëpër, kafe… Mund të themi se: Jetojmë në epoken e Pinokut, plot me dhelpna e daca të dalun boje!!!
… dhe gjaja ma e çuditëshme është që shumicës ky mjedis i duket krejt normal!
Si ka mundësi nji gja e tillë?!
Nuk na shqetëson fakti që përveç nesh, (brezi i tranzicionit, plot me halle e vuajtje) po e han “tollumben” edhe brezi i ri, i cili nuk ja ka aspak idenë të ardhmes së vet!
Pikërisht kjo turbullirë, reflektohet tek Frekuentimi i shkollave në vëndin tonë, i cili sa vjen dhe bëhet më alarmant! Numrat e studentëve zvogëlohen vit për vit, ndërkohë që të rinjtë janë të detyruar të bëjnë punë të perkohëshme me paga mizerje… Dëshira për dije ka arritur mininume të papara. Injoranca ka plasur sheshit, ndërkohë që ndjehet jashtëzakonisht nevoja e një riorganizimi i sistemit të punësimit të kuadrove të reja që dalin nga universiteti jonë.
Aktualisht ka mjaft të diplomuar të cilët po ikin nga vëndi pasi nuk gjejnë një vënd pune të përshtatëshëm për ta.
… Ndërsa vihet re një fenomen preokupues i studentëve që rrijnë apatikë kundrejt studimit. Ky është një problem konkret që nesër do këtë efekte të papritura për shoqërinë tonë.
Në bisedat me to, adoleshentet shqiptarë tregojnë një nivel të ulët kulturorë. Kjo gjë na bën të kuptojmë se ata janë të dobët në materiet shkencore si matematikë, fizikë, histori, gjuhë etj. Gjithashtu nga ana e përcaktimit të vlerave etike/morale, rinia jonë aktualisht gjendet nën standardet e vlerave të parashikuara nga programet evropiane. Një ndikim negativ në këtë drejtim është edhe mungesa e edukimit të brezave të rinj përmes Artit dhe Muzikës, të cilat tendencialisht luajnë rol determines përgjatë formimit të personalitetit duke ndikuar fort dhe pozitivisht në plazmimin e karakterit të seicilit prej nesh.
Mos interesimi i të rinjve për shkollë ka të bëjë me pa mundësinë për të gjetur punë mbas përfundimit të shkollës. Mungesa e punës kthehet më vonë në “stress” për të riun i cili nuk është në gjendje të perballojë jetën. Kjo gjë e detyron atë ose të gjejë një tjetër punë (på lidhje me studimet e kryera), ose të emigrojë përfundimit, duke braktisur vëndin. Por nuk mbaron me kaq: situata që krijohet nga këto rrethana, bëhen shtytës që rinia të mos e dojë më shkollën, pasi nuk sheh më një të ardhme tek ajo. Ky efekt “boomerang” shkakton menefregizëm kundrejt institucioneve të arsimit dhe kulturës.
Kjo e fundit është katastrofike për një popull. Kështu që gjendemi përpara një fenomeni alarmues kundrejt së cilit duhet të preokupohemi të gjithë si popull, në mënyrë që të vëndosim så më shpejt brënda ekuilibrave të parashikuar të tashmen në funksionon të së ardhmes tonë.
– – – – –
Prandaj ja vlen të meditojmë të gjithë rreth shkollës, kulturës, Artit… gjëra këto të cilat shumica i nënvleftëson akoma sot. Gjëra të cilat bëjnë dallimin e njeriut nga kafsha. (Pinoku/gomari).
—
-Kush ka imagjinatë por nuk ka kulturë, ka krahë por nuk ka këmbë.
JOSEPH ANTOINE RENÉ JOUBERT
—
-Njerëzit që e duan kulturën duan të dinë gjithçka nga kulturat e tjera dhe kështu ata janë kundër racizmit.
CLAUDIO ABBADO
—
Studimi përfundon në bankat e shkollës, por edukimi përfundon vetëm me jetën.
FREDERICK WILLIAM ROBERTSON
—
-Nëse do të bëhesh gomar, ta dish se gjithmonë ka për të qënë dikush gati për të hipur mbi ty.
BRUCE LEÉ
—
-Themeli i çdo kombi është edukimi i brezit të ri
DIOGENE
—
Fundja:
Nuk është Politika ajo që Drejton një shtet por kultura e tij
PABLO PICASSO
Kjo e Picasso-s është me të vërtetë e hollë… (gërmó Tåre gërmó) 
—
-Një popull i arsimuar është gjithmonë i fortë dhe i lirë
JOSÉ MARTÍ
—
Arsimi është motori i madh i zhvillimit personal. Përmes Arsimit është e mundur që vajza e një fermeri të mund të bëhet doktor, që djali i një minatori të mund të bëhet një menaxher i minierave, që djali i hamallit të mund të bëhet president i një KOMBI të MADH.
NELSON MANDELA
—